Avari në linjën kryesore të Shën Mërisë, kufizime të ujit të pijshëm në Tiranë

14/09/2015 12:55

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton kufizime me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Shkak për kufizimet është bërë një avari e rëndë në linjën kryesore të Shën Mërisë, që furnizon një pjesë të Tiranës.

Sipas UKT-së, kufizime do të ketë në zonat e Komunës së Parisit, blloku i vilave amerikane, spitali i Senatoriumit, zona e Shkozës, Tirana e Re dhe zona te Birra Tirana, Qyteti Studenti dhe rr. “3 Dëshmorët” në Yzberisht.

“Grupet e punës po punojnë intensivisht për riparimin e kësaj avarie”, thuhet në njoftimin e UKT.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA