
New England e nis sezonin e ri në National Football League pa kuoterbekun e saj Tom Brady, të pezulluar me 4 ndeshje për shkak të skandalit të sezonit të kaluar, megjithatë duket se kjo nuk ka shkaktuar asnjë problem te Patriots.
Stafi teknik i kësaj skuadre e ka gjetur zëvendësuesin e yllit të saj dhe është pikërisht Jimmy Garopplo. Ishte pikërisht ky lojtar që drejtoi New England drejt fitores ndaj Arizona Cardinals në javën e parë me rezultatin 23-21.
Vuajti në ndeshjen e saj edhe Seattle Seahawks në përballjen me Miami Dolphins, një sfidë kjo ku u panë pak pikë të shënuara pasi rezultati i saj ishte 12-10. Shumë më të lehtë e pati sfidën e saj Kansas City që mundi San Diego Chargers me rezultatin 33-27.
Top Channel