Tirana nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e luajtur përballë Bylisit në “Qemal Stafa” në kryeqytet.
Përpjekjet e paqarta të bardhebluve për të dalë me tri pikët nga fusha e tyre u sprapsën nga skuadra ballshiote që largohet nga kryeqyteti me një pikë me mjaft vlerë.
Ky ishte barazimi i dytë radhazi për Tiranën në tre javë kampionat. Një javë më parë, bardheblutë e Shkëlqim Muçës barazuan 1-1 në fushën e vështirë të Laçit.
Në dy takimet e tjera të zhvilluara këtë të shtunë, Skënderbeu mposhti 0-2 Tërbunin e Pukës ndërsa Kukësi mundi 3-0 skuadrën e Teutës. Korçarët janë të vetmit me pikë të plota në 3 javë kampionat.
Të dielën luhet dy takimet e mbetura, ku Flamurtari pret në Vlorë skuadrën e Laçit, ndërsa Vllaznia pret Partizanin.
Top Channel