Kërkesa e Shqipërisë që UNESCO të vërë në rend dite kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, për qeverinë e Serbisë nuk është një veprim miqësor dhe nuk çon në ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin ka deklaruar se Serbia do të luftojë kundër këtij veprimi dhe se i vjen keq që Shqipëria ka vendosur të ndërmarrë një hap të tillë.

“Më vjen keq që Shqipëria e ka bërë këtë. Kjo nuk është diçka që ndihmon në marrëdhëniet ndërfqinjësore, nuk e kthen besimin në rajon dhe tregon se disa vendeve nuk u intereson fare, ose fare pak se çfarë ndjen Serbia apo serbët”, ka thënë Vulin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA