Tatimet: Subjektet të deklarojnë xhiron ditore online

10/09/2015 17:30

Deklarimi i shitjeve ditore nga ana e subjekteve që punojnë me kasë fiskale është një detyrim ligjor, megjithatë të pakta janë bizneset që e respektojnë këtë pjesë të ligjit.

Për këtë qëllim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u kujton të gjithë subjekteve të tatueshme që të raportojnë online të dhënat në serverin e saj para orës 24:00 të çdo dite.

“Administrata Tatimore ju bën thirrje edhe tatimpaguesve, të cilët prej kohësh nuk kanë bërë transmetimet ditore që të fillojnë ti realizojnë ato. Ky është një detyrim ligjor, i cili në rast moszbatimi ju penalizon me gjoba nga 10 000 – 50 000 lekë”, thotë përmes një komunikate Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Në fund u kujtohet atyre subjekteve që nuk zbatojnë këtë detyrim tatimor se konsumojnë veprën penale të “fshehjes së të ardhurave dhe evazionit fiskal”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA