Real Madrid, dëmtohet James Rodriguez

10/09/2015 19:45

James Rodriguez do i mungojë Realit të Madridit rreth 30 ditë. Mesfushori kolumbian ka pësuar një dëmtim muskular si pasojë e goditjeve të forta të marra në miqësoren Kolumbi-Peru, të zhviluar të hënën.

Edhe pse në fillim u duk sikur nuk kishte diçka serioze, vizitat mjekësore treguan se në fakt kishte pësuar një dëmtim muskular, nga i cili do të rekuperohet pas një muaji.

Dëmtimi i James Rodriguez vjen pasi lojtari shkëlqeu me dy gola ndaj Real Betis në javën e dytë të kampionatit spanjoll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA