Qarkullimi i mjeteve të të gjitha tonazheve përmes qendrës historike dhe pazarit karakteristik të Gjirokastrës u shndërrua në makthin e vizitorëve këtë verë.
Situata paraqitej alarmante përgjatë pikut të sezonit, në muajin gusht, kur pazari frekuentohej nga rreth 5.000 vizitorë në ditë.
Bizneset e sidomos baret e restorantet i drejtuan dhjetëra ankesa bashkisë për ta kthyer pazarin në një zonë me trafik të limituar.
Në fillim të shtatorit zgjidhja erdhi vetëm për fundjavën, kur bashkia urdhëroi kufizimin e orarit të lëvizjes së mjeteve prej orës 8 deri në orën 14.
Të parët që e mirpritën vendimin ishin bizneset që flasin për nevojën e reduktimit të lëvizjes edhe përgjatë javës. Banorët e lagjeve të sipërme e kundërshtojnë këtë vendim për shkak se zgjatet koha e udhëtimit të tyre.
Por pazari i Gjirokastrës është destinacioni më i frekuentuar turistik në jug të vendit. Nga një hapësirë gati e braktisur aty tani numërohen 120 biznese në funksion të turizmit.
Top Channel