“Francë 2016”, Eurosport: Shqipëria, më shumë shanse sesa Danimarka

10/09/2015 19:20

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga përfundimi i kualifikueseve të Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë, faqja “online” e Eurosport ka bërë një analizë të situatës për secilin grup eliminator. Përsa i përket grupit I, aty ku gjendet edhe kombëtarja jonë, Eurosport sheh Shqipërinë me më shumë shanse sesa Danimarka për të kaluar në fazën finale.

“Danimarka ka vetëm ndeshjen në transfertë ndaj Portugalisë për të luajtur dhe e sheh veten 3 pikë pas Portugalisë dhe 1 para Shqipërisë, ekipe që kanë për të luajtur nga dy ndeshje për kokë. Portugalisë i mjafton vetëm një pikë për kualifikimin matematikor dhe nëse danezët nuk i mundin portugezët, do të kalohen në renditje nga Shqipëria, nëse kjo e fundit fiton ndaj Serbisë”, shkruan Eurosport.

Por, edhe në rast fitoreje ndaj Portugalisë, danezët mund të eliminohen sërish nëse Cristiano Ronaldo me shokë i marrin një pikë Serbisë në ndeshjen e fundit, ndërsa Shqipëria i fiton të dyja ndeshjet e mbetura (ndaj Serbisë dhe Armenisë).

Parashikimi i Eurosportit është ky: Portugalia dhe Shqipëria në fazën finale të Europianit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA