Rama: Kuqezinjtë meritojnë mirënjohje
07/09/2015 23:05
Kryeministri Edi Rama menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Portugalisë, ku kuqezinjtë kanë pësuar humbjen e parë, ka reaguar në rrjetet sociale.
“Kuqezinjtë meritojnë mirënjohjen tonë që tashmë ndeshemi si të barabartë me superskuadra si kjo e sotmja”, ka shkruar shefi i qeverisë shqiptare.
Ashtu sikurse në ndeshjen ndaj Danimarkës, Rama bashkë me shumë tifozë shqiptarë e kanë ndjekur në parkun e Kryeministrisë sfidën me “luzitanët”.
Top Channel