Naço: Reformimi i sistemit të drejtësisë, i pandalshëm
07/09/2015 09:40
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij italian Andrea Orlando, deklaroi se “reformimi i sistemit të drejtësisë është i pandalshëm”.
“Duhet marrë modeli më i mirë i një nga vendeve të BE-së dhe duhet përshtatur me vendin tonë. Këtë do e bëjmë edhe me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtare”, tha Naço.
Në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Itali, Naço tha: “Kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe asnjë person që ka shkelur ligjin në Itali nuk do të fshihet në vendin tonë”.
Top Channel