Euro 2016, Italia mund Bullgarinë dhe merr kryesimin e grupit H
07/09/2015 00:00
Italia ka fituar 1-0 ndaj Bullgarisë dhe i afrohet shumë fazës finale të Euro 2016. Ndeshja u vendos nga një 11-metërsh i De Rossit që në minutën e 6.
Në pjesën e dytë De Rossi dhe Micanski u ndëshkuan me karton të kuq pas një zënke mes tyre dhe të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me 10 veta.
Italia nuk arriti të shënojë golin e dytë dhe në fund rrezikon të barazohet , por Buffon shpëton portën në minutën e 91.
Me këtë fitore, italianët rimarrin kryesimin e grupit H dhe lënë Norvegjinë 2 pikë pas dhe Kroacinë 3. Për kualifikimin, Italisë tashmë i duhet të marrë 3 pikë në dy ndeshjet ndaj Azerbajxhanit dhe Norvegjisë.
Top Channel