Atmosfera në Elbasan para ndeshjes me Portugalinë

07/09/2015 12:45

Ndërkohë që kombëtarja shqiptare rriti shanset për kualifikimin në Euro 2016 pas barazimit në Danimarkë, atmosfera në qytetin e Elbasanit është ndezur edhe më shumë. Gjithçka është veshur kuqezi që mbrëmjen e së dielës, ndërkohë që mijëra e mijëra tifozë kanë mbushur rrugët.

Tashmë, përveç tregtarëve të simboleve kombëtare që kanë mbushur rrugët, me kuqezi janë veshur edhe tavolinat e bareve, kamarierët, ballkonet dhe makinat. Gjithçka flet për festë në Elbasan. Kjo atmosferë i paraprin një sfide të vështirë, siç është përballja e sotme me Portugalinë, e megjithatë tifozët duken entuziastë dhe plot shpresë, ata po bëjnë detyrën e tyre për t’i dhënë forcë kuqezinjve.
 
Ndërkohë, në sheshin e qytetit tashmë është gati “Digitalb Arena” që ashtu si në çdo sfidë, së bashku me mijëra tifozë do t’i japin zemër djemve kuqezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA