Lushnjë, fluks vizitash në spitalin rajonal

06/09/2015 14:35

Edhe përgjatë muajit shtator, reparti i Pediatrisë në spitalin rajonal të Lushnjës po përballet me fluks vizitash. Rreth 60-70 vizita kryhen vetëm brenda një dite në këte repart, i cili për herë të parë i përgjigjet kërkesave me të gjithë gamën e medikamenteve.

Sipas shefes së Pediatrisë, Hatixhe Spahiu, vazhdimi i temperaturave të larta ka sjellë edhe rritjen e numrit të vizitave spitalore, kryesisht të gjendjeve virale dhe gastrointestinale.

Të gjitha trajtimet për pacientët e moshave 1-15 vjeç janë zgjidhur nga gama e medikamenteve të spitalit. 

Për herë të parë, reparti i Pediatrisë nuk ka pasur dhe nuk ka probleme me ekzistencën e medikamenteve për moshat e vogla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA