Konsiderojeni si stetoskopi modest. I shpikur në shekullin e 19-të është një nga shembujt më të qëndrueshëm të thjeshtësisë, efiçente ndaj teknologjisë. Doktorët përdorin përforcuesin akustik për të dëgjuar zemrën tuaj, mushkëritë, gjithçka. Ka 200 vjet që ekziston, dhe përdoret gjerësisht. Por pse duhet ndryshuar?

Sepse jemi në moshën dixhitale, ja përse. Këtë javë shoqata amerikane e Ushqimeve dhe Ilaçeve, miratoi Eko Core, një pajisjet dixhitale mjekësore që në thelb punon si Stetoskop 2.0. Por ky nuk është stetoskopi i parë “smart”, por është i pari që lidhet me një aplikacion në smartphone-in e doktorit nëpërmjet ëireless, duke ruajtur të dhënat dhe duke regjistruar rrahjet e zemrës.

Në fakt koncepti i stetoskopit smart sot ka shumë kuptim, sipas kompanisë promocionale. Por historia relativisht e shkurtër e pajisjeve “smart” është tashmë me shembuj të çuditshëm që po kthehen në teknologji të lartë.

Mjafton të hidhni sytë përreth jush dhe do të shihni dhjetëra shembuj të artikujve të përditshëm që po kthehen në pajisje “smart” të dyshimta. Për shembull, pantallona “smart”, tualet “smart”, filxhan çaji “smart”, madje dhe tatuazh “smart”.

Po, Interneti i Gjërave mendohet të jetë fati jonë i sigurtë, por ndoshta është koha për pak pushim. Disa gjëra mendohet të jenë siç janë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA