Kualifikueset e Euro 2016, Greqi e “paturp”; Gjermania hakmerret ndaj Polonisë

05/09/2015 00:20

Greqia, ish-kampione e Europës në vitin 2004, ndodhet në grupin F në ndeshjet e eliminatore të Euro 2016, por deri tani ka arritur të grumbullojë vetëm dy pikë.

Mbrëmjen e së premtes, Greqia koleksionoi një tjetër rezultat negativ, madje në Athinë, ku është mundur 0-1 nga Finlanda. Një gol i Pohjanpalo i ka mjaftuar miqve për të mposhtur grekët, të cilët tashmë duket se e kanë siguruar vendin e fundit edhe pse në grup ndodhen me Ishujt Faroe, një kombëtare modeste, që ka i ka fituar të dyja ndeshjet ndaj ish-kampionëve të Europës.

Kombëtarja greke ka zhvilluar 7 takime në këtë grup, ku deri tani i vetmi ekip që nuk ka arritur ta mund është Hungaria, por edhe kjo kombëtare e ka një mundësi për ta bërë një gjë të tillë pasi ka edhe ndeshjen e kthimit për të luajtur me grekët, të cilët duket se edhe në shtëpinë e tyre tashmë janë një skuadër që mposhtet lehtësisht.

Grupi H udhëhiqet nga Irlanda e Veriut me 16 pikë, e cila fitoi 1-3 me Ishujt Faroe. Në vendin e dytë në këtë grup renditet Rumania me 15 pikë, që të premten barazoi 0-0 me Hungarinë.

Mbrëmjen e së premtes u luajtën edhe ndeshjet e grupit D, ku bën pjesë Gjermania, e cila është hakmarrë ndaj Polonisë për humbjen në ndeshjen e parë, duke fituar 3-1. Golat për gjermanët u shënuan dy nga Mario Goetze dhe një nga Thomas Mueller, për polakët shënoi lojtari i Bajernit, Robert Lewandowski. Gjermanët e udhëheqin grupin me 16 pikë, polakët të dytët me 14, ndërsa Irlanda e treta me 12 pikë,e cila fitoi 0-4 me Gjibraltarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA