Formula 1 në Monza, dominon Hamilton; rishfaqet Ferrari

05/09/2015 15:05

Nëse për pole poition nuk ka qenë e vështirë ta gjesh fituesin, mbetet i njëjti, Lewis Hamilton, me 11 pole në 12 pista, vendi i dytë ka qenë i hapur në disa gara. Dhe ndoshta më e hapur se këtë fundjavë në Monza nuk bëhet.

Në 3 sesionet kualifikuese për Çmimin e Madh të Italisë, zhvilluar në Autodromin e Monzës, pas Lewis Hamilton kohën më të mirë e vendosi piloti i Ferrarit, Kimi Raikkonen. Finalndezi i kokëkuqes ishte vetëm 2 të dhjetat më ngadalë se britaniku, i cili nga ana e tij bëri një xhiro pothuajse perfekte, duke e zbritur kohën në 1:23.397.

Vendin e tretë në nisje do ta ketë piloti tjetër i Ferrarit, Sebastian Vettel, që është mundur për të dytën herë radhazi në këtë sezon nga shoku i skuadrës. Gjermani u shfaq shumë mirë gjatë gjithë sesioneve të provave të lira, duke i dhënë shumë shpresë të gjithë të besuarve të Ferrarit për një garë të shkëlqyer të djelën në mesditë.

Nuk ka shkuar mirë dita kualifikuese për Niko Rosberg, i cili gjatë mëngjesit së të shtunës iu desh të rikthehej te motori i vjetër. Rosberg ishte pothuajse gjysmë sekond më i ngadaltë se piloti tjetër i Mercedes, ndaj në startin e garës do të niset nga vendi i katërt. Vija e tretë i përket pilotëve të Willimas, përkatësisht me Massa i pesti dhe Bottas i gjashti.

Për t’u evidentuar është se shumë prej pilotëve në garën e së djelës kanë marrë penalitete me pozicione në nisje, mes tyre pilotët e Red Bull, Toro Rosso e McLaren.

Çmimi i Madh i Italisë është gara e 12-të e Botërorit të Formula 1 dhe do të transmetohet direkt në Top Channel të dielën në orën 14.00.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA