Barazimi ndaj Danimarkës, festë në Prishtinë
04/09/2015 23:57
Ndeshja e Kombëtares shqiptare kundër Danimarkës, ka mbledhur sërish tifozë të flakët në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Tashmë e kthyer në tradicionale, këtë e ka mundësuar komuna e Prishtinës, e cila përmes një ekrani të madh të kryeqytetasit kosovarë. Të veshur me fanellat kuq e zi kosovarët kanë festuar gjatë gjithë ndeshjes.
Ndërsa pas përfundimit pa gola janë ndezur fishekzjarre në sheshet kryesore të Prishtinës, por edhe në qytete të tjera të Kosovës.
Top Channel