Europa League “flet” shqip

27/08/2015 00:00

Skënderbeu është skuadra e vetme shqiptare që do të marrë pjesë në Ligën e Europës këtë sezon, por ky kompeticion do të “vishet” kuqezi falë edhe suksseve të skuadrave ku aktivizohen lojtarët shqiptarë.

Elseid Hysaj, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Albian Ajeti, Etrit Berisha, Lorik Cana (gjithmonë nëse qëndron të Lazio edhe sezonin e ardhshëm), Ergys Kaçe, Ansi Agolli dhe Herolind Shala do të luajnë në Europa League.

Ndërkohë, Mirel Josa nuk do të jetë trajneri i vetëm shqiptar në fazën e grupeve, pasi edhe Besnik Hasi i Anderlechtit do të marrë pjesë në gara. Ndërsa të gjithë ju, do të mund ta ndiqni Ligën e Europës ekskluzivisht vetëm në “Superport”.

Të enjten u luajtën ndeshjet e kthimit të fazës “play-off” për Europa League, ku PAOK-u barazoi 1-1 me danezët e Brondy. Në minutën e 21, Ergys Kaçe me një harkim të bukur nga një goditje standarde gjeti kokën e Ricardo Costas për të kaluar skuadrën greke në avantazh. Sfida u bë edhe më e bukur, pasi për danezët barazoi Elbasan Rashani, lojtari me origjinë shqiptare.

Qarabagu i Ansi Agollit fitoi me rezultat të pastër 3-0, duke eliminuar zviceranët e Yong Boys. Libereci i Herolind Shalës fitoi në sfidën e kthimit me rezultat 0-1 ndaj Hajdukut të Splitit. Për kroatët luajti edhe Elvir Maloku, duke zënë vendin e Baliç në minutën e 63-të.

Skuadrat tjera që siguruan një biletë për fazën e grupeve të Ligës së Europës janë edhe Bordeaux, Rubin Kazan, Krasnodar, Lech Pozanan, St. Etienne, Sparta e Pragës, AZ Alkmaar, Fernerbahce, Gabala, Steaua e Bukureshtit, Dortmund, Dinamo Minsk, Molde, Plzen, Atletiko Bilbao, Midtjylland dhe Legia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA