Championsi mbetet ëndërr për Lazion. Rikthehet United

27/08/2015 00:00

Etrit Berisha nuk ka arritur të ndihmojë skuadrën e tij, Lazio drejt kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Skuadra italiane është eliminuar nga Leverkusen, pasi u mposht 3-0 në Gjermani.

Lazio bëri shumë gabime dhe për këtë u ndëshkua në minutën e 40, kur Calhanoglu shënoi për 1-0. Në fillim të pjesës së dytë, lojtari me origjinë shqiptare por që luan me Zvicrën, Admir Mehmedi shënon për 2-0.

Në të 68-n, italianët mbesin me një lojtar më pak në fushë, pasi Mauricio ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë brenda tetë minutash. Kur luhej minuta e 88, Bellarabi realizon golin e tretë dhe të kualifikimit.

Ndërkohë, United rikthehet në Champions, pasi fitoi në Belgjikë 4-0 ndaj Club Brugge. Kapiteni Rooney realizoi tregolësh, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Herrera.

Skuadrat tjera që u kualifikuan janë edhe Bate Borisov, që humbi në Beograd kundër Partizanit 2-1. CSKA-ja gjithashtu arriti fitore 3-1 ndaj Sportingut për të siguruar një biletë për fazën e grupeve.

Ndërkohë, Astana u bë skuadra e parë nga Kazakistani që merr pjesë në finalet e Champions-it. Kjo skuadër barazoi në Qipro ndaj Apoelit duke bërë historinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA