DINAMIKA/ Krimi i rëndë në Selenicë, djali i xhaxhait iu afrua 36-vjeçarit dhe zbrazi armën, disa të shoqëruar në polici Një javë përpara mbajtjes së forumit të dytë në Vienë të vendeve ballkanike, Top Channel ka mundur të sigurojë axhendën finale të këtij forumi, i cili do të organizohet nën kujdesin e kancelarit austriak Faymann dhe asaj gjermane Merkel.
Në ditën e parë të Samitit, më 26 Gusht, rreth orës 13:00, parashikohet një panel diskutimi mes ministrave të Integrimit dhe atyre të Jashtëm me temë “Mosmarrëveshjet bilaterale në Ballkanin Perëndimor”.
Ky panel do të pasohet nga nënshkrimi i një marrëveshjeje me karakter kulturor mes Austrisë dhe Kosovës. Dita e parë e samit do të mbyllet me një ndeshje futbolli mes dy ekipeve që do të quhen “E ardhmja e BE-së” dhe “Ekipi i BE-së”. Në fushën e blertë austriake ekipin e të “Ardhmes së BE-së” do ta përfaqësojnë kryeministri Edi Rama me dy ministrat e tij Arban Ahmetaj dhe Ditmir Bushati, nga Bosnja ministri Crbadak, nga Kosova Hashim Thaçi, nga Maqedonia kryeministri Gruevski dhe Serbia kryeministri Vuçiç. Ndeshjen do ta arbitrojë komisioneri Hahn.
Dita e dytë e Samitit do të nisë me diskutimet për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, ku në panel do të jenë kryeministri Rama, ai serb Vuçiç, komisioneri i Bankës Europiane të Investimeve Hoyer, komisioneri Hahn dhe presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Chakrabati.
Në orën 10:30, ministrat e Jashtëm të rajonit do të diskutojnë tre çështje: bashkëpunimin rajonal, emigracionin dhe dialogun fetar, përfshi anti-ektremizmin.
Paralelisht me këtë takim do të zhvillohet edhe ai i ministrave të Ekonomisë, nën drejtimin e ministrit austriak të Ekonomisë, Mitterlehner. Në përfundim të Samitit, kancelari austriak Faymann, kancelaria gjermane Merkel, përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiç do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Top Channel