Prokurorët në Ferguson, Misuri kanë ngritur akuza ndaj 18-vjeçarit, Tyrone Harris për sulm ndaj oficerëve të policisë gjatë përvjetorit të parë të vrasjes së adoleshentit me ngjyrë, Michael Brown.
Harris u plagos rëndë të dielën, pikërisht në përballje me policinë duke nxitur kështu protesta të reja në Ferguson. Megjithatë, autoritetet reaguan shpejtë duke deklaruar gjendjen e emergjencës.
“Nisur nga dhuna e një nate më parë në qytetin e Fergusonit dhe nga kërcënimi potencial për të tjera protesta që mund të lëndojnë njerëzit dhe pronën private, ushtroj detyrën time ekzekutive duke deklaruar gjendjen e emergjencës, e cila hyn në fuqi menjëherë”, deklaroi Steve Stenger, një drejtues i autoriteteve në Ferguson.
Protestat janë përqendruar në kontenë St Louis, aty ku banonte i riu më ngjyrë që u vra nga një polic një vit më parë, edhe pse nuk ishte i armatosur.
Vrasja e tij shkaktoi një valë protestash antiraciste në gjithë Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që autoritetet u detyruan disa herë që të dërgojnë Gardën Kombëtare për të mbajtur rendin më Ferguson.
Top Channel