Lezhë, arrestohet 38-vjeçari, tentoi të fusë sharrë në burg
31/07/2015 00:00
Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar gjatë ditës së premte, pasi ka tentuar t’i dërgonte të vëllait në burg dy fletë sharre.
Mësohet se shtetasi i arrestuar është Edi Gjoni,banues në fshatin Kallmet i Madh të Lezhës.
Fletët e sharrës i janë gjetur 38-vjeçarit në çantën me ushqime, të cilën do t’ia dërgonte të vëllait. Sipas Policisë së Lezhës, dyshohet se ato do të përdoreshin nga i burgosuri për t’u arratisur nga burgu.
Tashmë mbi shtetasin Edi Gjoni rëndon akuza “Dhënie ndihme të burgosurit për largim nga burgu”.
Top Channel