Vret bashkëshorten, arrestohet 22-vjeçari

29/07/2015 00:00

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka vrarë gruan e tij. Burime zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e çiftit Hajdini në Levan të Fierit.

Thoma Hajdini, në afërsi të banesës dhe pas debateve që ka pasur me F. SH., 19 vjeçe, e ka shtyrë këtë të fundit, e cila ka gjetur vdekjen pas rënies në tokë.

Nga autopsia rezulton se 19-vjeçarja kishte pësuar një hematomë në kokë.

Ndaj të riut rëndon akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta