Kosovë, përkujtohet polici Enver Zymberi

24/07/2015 00:00

Policia e Kosovës të premten ka organizuar ceremoni përkujtimore për përvjetorin e katërt te vrasjes së pjestarit të Njësisë Speciale, Enver Zymberi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule tek lapidari i heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë në Prishtinë.

Pas vendosjes së kurorave, ministri Hyseni dhe drejtori Maxhuni kanë vazhduar drejt vendlindjes së heroit Zymeri, në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, për homazhe tek varri i tij dhe për një vizitë pranë familjes.

Enver Zymeri, polic i Njësisë Speciale, humbi jetën më 25 korrik 2011 në veri të Kosovës, gjatë aksionit për shtrirjen e sovranitetit edhe në atë pjesë të vendit. Vepra e tij është vlerësuar lartë, duke e cilësuar si momentin kyç në kthimin e integritetit territorial në gjithë Kosovën.

Top Channel