Kalon ligji i ri për arsimin e lartë. Rama: Universitetet, si piramidat e 97-ës

21/07/2015 00:00

Pas 9 orë debatesh, Kuvendi ka miratuar projektligjin e arsimit të lartë me 78 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ndërkohë, opozita braktisi votimin në shenjë proteste për atë që e cilësoi si “pazarin me universitet”.

Por ikja e demokrateve u shoqërua me një defekt të votimit elektronik, gjë që detyroi votimin me kartonë.

Ashtu si në çdo seancë të ligjeve të rëndësishme, debati që ka spikatur ishte ai mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Rama.

Pavarësisht gjestit jo të zakonshëm të ministres Nikolla, për sqarim jo vetëm në podium të ish-kryeministrit Berisha, ai sërish ka kundërshtuar projektligjin si antikushtutes.

Rritja e tarifave dhe mesatares, për Berishën, heq mundësitë e barabarta për arsimim, sikundër projektligji, sipas tij favorizon universitetin privat që merr tani para nga shteti. Argumente këto që i kundërshtoi më pas kryeministri Rama. Ai  garantoi se do te vendoset në binarë ajo që ai quajti, “katrahura e trashëguar në arsim nga qeveria “Berisha”.

“Problemi kardinal është se ju mbyllni dyert për të varfrit e vendit. Së dyti, dekapitoni autonominë e universiteteve. Për sa i përket cilësisë, e keni ekzekutuar që në fillim. Keni vënë mesataren, keni vënë ryshfetin”, tha Berisha.

“Për ne nuk ka më ‘publik’ dhe ‘privat’, ky është term i gabuar. Për ne janë të gjithë publik. Kush do të qëndrojë në fushën e dhënies së arsimit të lartë, duhet t’i shërbejë arsimit si e mirë publike, duhet të garantojë konkurrencë dhe meritë. Ne nuk çojmë para tek asnjë universitet privat. Ne nuk i japim para qyl asnjë universiteti shtetëror. Paratë ne i çojmë tek studenti dhe i ndajmë mbi bazën e performancës së universiteteve. Universitetet shtetërore dhe private duhet të konkurrojnë si të barabarta, për të prodhuar një të mirë publike dhe jo për të nxjerrë fitime. Arsimi i lartë në Shqipëri do të transformohet rrënjësisht me një revolucion ”, u shpreh kryeministri Rama.

Për demokratet, treguesi më domethënës për ligjin, është ai i  bashkëshortit të ministres Nikolla, pedagog në universitetin publik, që gjatë diskutimeve në Dekanatin e Fakultetit ka pasur gjithashtu vërejtje për ligjin, sipas Palokes.

Dekani i Universitetit të Shkencave të Natyrës, bashkëshorti i ministres së Arsimit, zoti Ligor Nikolla, ka kundërshtuar këtë projektligj. Prandaj, kur këta nuk kanë arritur t’i mbushin mendjen atyre që kanë në shtëpi, imagjinoni se çfarë ligji po iu servirin shqiptarëve”, tha Paloka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA