Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka thënë se nuk beson në planin e ofruar nga liderët e Eurozonës, por është i gatshëm që ta zbatojë atë.
Tsipras e përshkroi marrëveshjen si të “ashpër”, por deklaroi se ishte e vetmja mënyrë që Greqia të mbetej në euro.
Marrëveshja fillimisht duhet të marrë aprovimin në Parlamentin grek, ku kryeministri është duke tentuar të bindë të tijtë, të cilët janë deklaruar se do të votojnë kundër.
Përkundër pakënaqësive të shprehura haptas ndaj tij nga anëtarët e partisë, Tsipras ka thënë se nuk e ka ndërmend që të japë dorëheqjen.
“Unë marrë përgjegjësinë për të gjitha gabimet që mund të kem bërë, marrë përgjegjësinë për një marrëveshje në të cilën nuk besoj, por e firmosa për të shmangur shkatërrimin e këtij vendi, për të shmangur kolapsin e bankave”, u shpreh Tsipras gjatë një interviste ne televizionin shtetëror.
Ai gjithashtu u shpreh se gjitha lufta e tij ishte për të mos shkurtuar pensionet dhe pagat, duke argumentuar se kushtet për të cilat ka rënë dakord ishin më të buta se ato në marrëveshjet e mëparshme.
“Greqia nuk ka rezerva për të mbështetur një kthim në monedhën e vet. Prandaj, një falimentim i çrregullt nuk do të çonte automatikisht vetëm në një kolaps të sistemit bankar duke zhdukur të gjitha kursimet e popullit grek, por edhe do të detyronte të krijonim një monedhë që do të ishte e zhvleftësuar në mënyrë dramatike, për shkak se nuk kemi rezerva valutore për ta mbështetur atë”, tha Tsipras.
Tsipras sulmoi edhe kreditorët e Greqisë, për të cilët tha se dëshiruan të hakmerren.
Top Channel