Kosovë, themelohet Këshilli Kombëtar i Investimeve

08/07/2015 00:00

Qeveria e Kosovës themeloi Këshillin Kombëtar të Investimeve, një detyrim i projektit ndërministror të 6 vendeve të Ballkanit perëndimor, i iniciuar nga Gjermania.

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku tha në mbledhjen e qeverisë se qëllimi i Këshillit është hartimi i listës së prioriteteve për investime kapitale dhe qasje në fondet e investimeve.

Nëpërmjet një ligji të veçantë, qeveria e Kosovës paraljmëroi se do të rregullojë administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar si pasojë e veprave penale.

Qeveria po kështu i hapi rrugë realizimit të kredisë së Komunës së Prishtinës nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim. Synimi i saj është blerja e autobusëve të rinj me qëllim përmirësimin e transportit publik në kryeqytetin kosovar.

Në këtë mbledhje, ekzkeutivi u vazhdoi kontratën e punës edhe për nga një  mandat trevjeçar 8 zyrtarëve të lartë në institucione të ndryshme publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA