Kosovë, përgjysmohet tarifa e sigurimit kufitar për automjetet në hyrje

01/07/2015 00:00

Nga kjo e mërkurë, ka filluar zbatimi i vendimit për uljen e tarifave kufitare me 50 për qind, për të gjithë bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete.

Deri tani, çmimi i një police sigurimi ka qenë rreth 41 euro për një muaj, por, sipas drejtueseve të Byrosë së Sigurimeve, nga tani e tutje do të jetë vetëm 21 euro.

Vendimin për uljen e tarifave të sigurimeve kufitare e ka mirëpritur Ministria e Diasporës, e cila ka premtuar se në të ardhmen kjo policë sigurimi do të hiqet tërësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA