Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin
Të paktën 11 ushtarë afganë janë vrarë nga talebanët në provincën perëndimore të Heratit gjatë së dielës.
Zyrtarët vendas kanë bërë të ditur se forcat afgane u sulmuan mbrëmjen e së dielës teksa ishin duke lëvizua për në provincën Herat. Mediat vendase raportuan se talebanët kishin synim të rrëmbenin armët dhe municionet, të cilat ishin duke u transportuar nga forcat ushtarake. Zëdhënësi i policisë tha se mes viktimave ishte edhe një oficer policie.
Edhe një javë më parë, talebanët ndërmorën një tjetër sulm të ngjashëm ndaj forcave ushtarake në provincën Kunduz.
Taleanët i kanë shtuar ndjeshëm sulmet e tyre ndaj forcave të sigurisë që prej muajit prill. Ndërsa misioni i NATO-s në Afganistan përfundoi zyrtarisht në 13 dhjetor edhe pse një kontingjent i vogël i forcave të huaja ka mbetur ende për të ofruar trajnime për forcat vendase.
Top Channel