Ushtari amerikan i NATO-s, mik i efektivit Basha: Ibrahim, fluturo lart vëlla!

25/06/2015 00:00

Brandon Holifield, ushtar amerikan i NATO-s, i cili ka qenë në misione në Afganistan me efektivin e ndjerë shqiptar, Ibrahim Basha në një status në faqen e tij në “Facebook” shpreh dhimbjen e thellë për mikun e tij.

Ai thotë se Basha u largua shëndoshë e mirë prej luftës në Afganistan, për të rënë në luftë në shtëpinë e tij, mes njerëzve të tij.

“Jam mjaft i trishtuar që miku im, vëllai im, Ibrahim Basha nuk është më me ne. Menjëherë kur u takuam, ai më ftoi në Shqipëri, familja e tij më priti me krahë hapur dhe zemër në dorë. Më copëtohet zemra kur mendoj se ai u largua nga forcat komando për t’u bashkuar me forcat speciale në Shqipëri dhe humbi jetën jo duke luftuar në frontin e luftës në Afganistan, por në një luftë në shtëpinë  e tij, mes njerëzve të tij. Ibrahim, fluturo lart vëlla. Ashtu siç bënim shaka dikur: Shihemi në Valhalla miku im”, shkuan komandoja amerikan në “Facebook”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA