Katër vjetori i agresionit rus në Ukrainë, Spiropali: Terrori nuk mund ta mposhtë lirinë, Shqipëria mbështetje të palëkundur për popullin ukrainas Sa herë që Lazarati, fshati rebel në jug të Shqipërisë, prodhon konflikt, politika në Tiranë rreshtohet në llogore të ndryshme me deklarata dhe kundër-deklarata. E njëjta histori u përsërit edhe të mërkurën e 24 Qershorit 2015, pas ekzekutimit në krye të detyrës të një prej oficerëve të forcave RENEA dhe plagosjes së dy të tjerëve.
Deklarata e Ramës: “Dua të nënvizoj se duhet të ndihen keq ata që për faqen e tyre të zezë, edhe në momentet që policia është në fushën e betejës me një grup vrasësish, flasin me dy kuptime dhe i kërkojnë llogari policisë dhe e fajësojnë jo dhe aq në mënyrë indirekte”.
Deklarata e Bashës: “Kryeministri i vendit, njeriu që duhet të marrë përgjegjësi të bëjë transparencë për këtë ngjarje, në derën e spitalit gjeti rastin ta përdorë për politikë dhe të sulmojë opozitën. Është një deklaratë e papërgjegjshme dhe diabolike, të cilën e hedh poshtë me neveri. Nuk ka asgjë të dykuptimtë të kërkosh mbrojtjen e jetëve të efektivëve të Policisë së Shtetit dhe të kërkosh transparencën që mungon në këtë çast”.
Konflikti më i fundit ishte pikërisht një vit më parë, kur nisi operacioni antikanabis në Lazarat. Le t’i rikthehemi deklaratave të Qershorit 2014, kur veç përplasjeve në terren, përplasjet e forta ishin edhe në Tiranë, mes selisë së PD-së dhe asaj të Kryeministrisë. Operacionin e Lazaratit, fillimisht ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, atë kohë do ta quante një “show”: “Jemi të prirur të mbështesim forcat e rendit në çdo aksion, por ky nuk është aksion, por është “show”. Është “show” banditesk i ministrit të Brendshëm. Është si aksionet e FARC-ut në Kolumbi”.
Gjashtë ditë më vonë, nga kjo deklaratë e Flamur Nokës, kur operaconi do të cilësohej i përfunduar me sukses, kryeministri Edi Rama do të deklaronte: “Ky rezultat spektakolar nuk mund të shihet vetëm nga ata që nuk duan. Ata kanë arsye për të mbyllur sytë e për të mos parë atë që i duket një gjëmë e madhe”.
Ndërsa Lulzim Basha, nga një prej mbledhjeve të grupit parlamentar të PD-së, do të deklaronte mbështetje pa ekuivok për policinë në Lazarat, por politikisht ai nuk pajtohej me deklarimet e Ramës: “Ia kemi bërë të qartë kryeministrit se mburrja me Lazaratin është e dëmshme dhe shpërqendron Policinë e Shtetit”.
Pa llogaritur se përgjatë gjithë ditëve të operacionit të policisë, edhe ish-kryeministri Sali Berisha ishte mjaft aktiv në Facebook me akuza të forta ndaj policisë për dhunim të banorëve, duke e cilësuar operacionin si bastisje.
Top Channel