Rrufe në Mars/ Zbulohen për herë të parë sinjalet elektrike të ngjashme me Tokën, rritet rrezikshmëria për misionet e ardhshme njerëzore
Një lajm i mirë për të gjithë përdoruesit e iOS. Ju nuk do të keni nevojë më që të fshini aplikacione ose foto para se instaloni përditësimet e iOS.
Apple tani do të mundësojë që të merrni përditësimet edhe nëse nuk keni hapësirë të mjaftueshme në celularin tuaj.
Për ata që nuk do të kenë hapësirën e nevojshme në iPhone ose iPad, do t’ju shfaqet një opsion “allow app deletion” në një tabelë që quhet “insufficient space”.
Fillimisht, disa prej aplikacioneve që keni shkarkuar mund të zhduken, por ndërkohë ato do të rikthehen sërish në momentin kur instalimet kanë përfunduar.
Përditësimet e iOS 8 ishin kritikuar shumë, pasi zënin një vend shumë të madh, duke mos i lënë shumë mundësi përdoruesve të shkarkonin aplikacione.
Top Channel