Efektivi i vrarë në Lazarat, fotot gjatë misioneve paqeruajtëse në Irak dhe Afganistan

24/06/2015 00:00

Efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha u vra tragjikisht mëngjesin e së mërkurës në Lazarat. 31-vjeçari u qëllua në kokë dhe fatkeqësisht gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa në këtë sulm mbetën të plagosur edhe dy kolegë të tij.

Prej 6 muajsh, Basha ishte bërë pjesë e Forcave Speciale RENEA, ndërsa më parë ai ka qenë pjesë e Batalionit Special të Ushtrisë, ku numëron disa misione në Irak dhe Afganistan.

Në rrjetet sociale qarkullojnë disa foto të 31-vjeçarit, bashkë me kolegë të tij gjatë misioneve paqeruajtëse.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA