Arrestohet në Gjermani gazetari i “Al-Jazeera”-s

21/06/2015 00:00

Një gazetar i rrjetit televiziv “Al-Jazeera” është arrestuar në Gjermani pas një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet egjiptiane.

Ahmed Mansour, i cili punon për shërbimin në gjuhën arabe të televizionit, u arrestua në aeroportin e Berlinit teksa do të nisej për në Katar. Sipas një zyrtari të policisë gjermane, ndalimi i Mansour është bërë pas lëshimit të një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Egjipti.

Vitin e kaluar, një gjykatë në kryeqytetin e Egjiptit e dënoi atë me 15 vjet burg në mungesë pasi akuzohet për tortura. 

Televizioni “Al-Jazeera” reagoi menjëherë për rastin, duke i cilësuar si absurde akuzat e ngritura ndaj gazetarit të tyre, i cili ka shtetësi të dyfishtë, egjiptiane dhe britanike.

“Jam ende në aeroportin e Berlinit ku jam ndaluar nga policia, në pritje të dalë para trupit gjykues”, shkroi në “Twitter” gazetari 52-vjeçar mbrëmjen e së shtunës. Ai pritet të qëndrojë në paraburgim deri të hënën dhe më pas do të dalë para gjykatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA