“Edi Rama, nga sot s’do njihesh më si kryeministër”, Berisha në protestë para Kryeministrisë: Jemi mbledh në moment kritik Partia Demokratike zhvilloi mitingun përmbyllës të fushatës elektorale për Kavajën, ku Lulzim Basha akuzoi mazhorancën se kandidon në këtë bashki një person më të shkuar kriminale.
“Është i njohur edhe përtej Shqipërisë si një njeri me dy emra, me dy fytyra dhe një të shkuar të errët. Nuk e dija si e kishte emrin dhe nuk ka rekorde kriminale, tha Rama. Por shtypi i nxorri dënimin për plagosje me armë zjarri në Itali, për trafik droge dhe narkotikësh në Zvicër. Si do ja thuash emrin tani? Ervin? Siç i thërret i ati, apo Elvis siç e thërret partia?!”, tha Basha.
Kreu i demokratëve tha se pavarësisht qëndrimit të Edi Ramës për të mos e tërhequr si kandidaturë, Kavaja e kupton se “ai nuk është gjë tjetër veçse një i dënuar nga drejtësia.
Top Channel