Microsoft prezanton Lumia-n
17/06/2015 00:00
Microsoft ka njoftuar se të enjten e 18 qershorit do të prezantojë celularin e saj më të ri: Verizon Lumia 735. Prodhimi më i fundit i Microsoft do të kushtojë vetëm 192 dollarë dhe do të funksionojë me sistemin operativ Windows Phone 8.1.
Ekrani i Lumia 735 do të jetë 4.7-inç “OLED HD” me rezolucion 1280×720 pixels.
Kamera nga mbrapa e Microsoft Lumia është 6.7 Megapiksel, ndërsa ajo nga para 5 Megapiksel.
Ky celular do të ketë 1Gb RAM memorie, por posedon edhe tetë memorie të tjera të brendshme, kapacitetet e të cilave mund të rriten deri në 128 Gb falë çipit “microSD”.
Top Channel