Lubjanë, autoritetet lirojnë Haradinaj; por i konfiskojnë pasaportën
17/06/2015 00:00
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është liruar nga autoritetet sllovene, pas ndalimit disaorësh të tij në aeroportin e Lubjanës.
Burime të Top Channel nga Ambasada e Kosovës në kryeqytetin slloven kanë konfirmuar lajmin, duke shtuar se lrimi është bërë mbrëmjen e së mërkurës.
Por proçedurat nuk kanë përfunduar dhe kreut të AAK-së i kanë marrë pasaportën pas daljes në gjykatë dhe për momentin ai ndodhet në një hotel të Lubjanës.
Këtë të dhënë e ka konfirmuar në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së.
Top Channel