PD njoftoi se do të bojkotojë nesër seancën parlamentare, reagon Balla: Kushdo që ju ka urdhëruar, nuk ia dashka të mirën Shqipërisë Nga Lezha në Shkodër, Lulzim Basha ka bërë lajtmotiv të fundit të fushatës elektorale përparësitë që, sipas tij, kanë kandidatët e opozitës ndaj atyre të qeverisë.
Në Lezhë, Basha akuzoi Ramën se ka braktisur edhe socialistët.
“Ilir Meta t’i vuri në rresht socialistët e Lezhëz, t’i vuri në kuadrate si në mort, nuk i la të tregonin se si Ilir Meta me Tushën kanë zaptuat çdo degë pushteti. Ata përbuzin, shkelin dinjitetin e demokratëve dhe socialistëve. Viktorit i shkove në zyrë që mos ta arrestonte policia para 4 muajsh sepse zaptoi tokat e lezhjanëve dhe i shiti për toka publike.
Lulzim Basha akuzoi qeverinë për shpërdorime të fondeve në fushat.
“100 mijë euro kushtoi vetëm ajo natë. Nga xhepat e kujt dolën? Nga taksat e rritura, nga faturat e fryra, që vidhen nga oligarkia”, tha Basha.
Kreu i opozitës, e cilësoi 21 Qershorin si ditën e drejtësisë për një popull të mashtruar nga qeveria e tij dhe këtë mesazh e përforcoi në Shkodër, një bastion historik i demokratëve. “Ndryshimi fillon nga Shkodra”, u shpreh kreu i opozitës.
Edhe për kandidaten e qeverisë në Shkodër, Lulzim Basha përdori një fjalor të ashpër politik.
“Është një mashë e verbër e oligarkisë Rama-Meta dhe Shkodra e refuzon me votë plebishitare. Atë që Shkodra refuzon me votë, nuk e blen dot Ilir Meta me lekë; nuk e kërcënon dot Edi Rama me xhandarë dhe kriminelë”, tha Basha.
Lulzim Basha i kërkoi Edi Ramës të publikojë emrat e vërtetë të kandidatëve të vet, siç ka bërë media investigative.
“Na thuaj më mirë emrat e kandidatëve të tu. Na thuaj si e quajnë Ervin apo Elvis trafikantin e Kavajës? Si e quajnë Artur trafikantin në Itali e Zvicër? Si e quajnë trafikantin e Devollit, Tepelenës e Këlcyrës?”
Top Channel