Tiranë, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim
16/06/2015 00:00
Policia Kufitare e Rinasit në Tiranë njoftoi se, ditën e hënë ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim, të cilët ishin dënuar për vepra të ndryshme penale.
Në pranga janë vënë: 60-vjeçari Bashkim Leka, i dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”; 44-vjeçari Alfred Gjoka, i dënuar me 1 vit burg për veprën penale “ndërtimi i paligjshëm” dhe 32-vjeçari L. Çela, i shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike.
Top Channel