NBA, Golden State Warriors i afrohen titullit kampion
15/06/2015 00:00
Golden State Warriors, të udhëhequr nga Stephen Curry, fituan me rezultatin 104-91 ndeshjen e pestë të Finaleve të NBA ndaj Cleveland Cavaliers dhe tashmë udhëheqin serinë 3-2, duke e parë veten një fitore larg titullit kampion.
Curry shënoi 37 pikë (17 prej të cilëve në periodën e katërt), ndërkohë që për Cavaliers ishte si gjithmonë LeBron James ai që shkëlqeu, me një tjetër “triple-double” (40 pikë, 14 topa në tabelë dhe 11 asist), por që nuk mjaftoi për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.
Ndeshja e gjashtë e Finaleve dhe ndoshta e fundit, do të luhet të premten në orën 03:00 (me orën shqiptare).
Top Channel