Frrokaj: Kryebashkiaku braktisi Lezhën
11/06/2015 00:00
Qytetarët e vjetër të Lezhës, pjesë e shoqatës “Lezha”, janë bërë pjesë e bashkëbisedimit me kandidatin e djathtë për kryetar në këtë njësi vendore, Fran Frrokaj, ku kanë trajtuar bashkërisht problemet e qytetit dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre.
Duke iu drejtuar banorëve autoktonë të Lezhës, Frrokaj e ka konsideruar rivalin e majtë si njeriun që nuk po del dot nga sheshi miliardësh për të parë qytetin e vërtetë.
“Është i vetmi qytet që përmbytet sa herë bie shi, por zotëria e ka mendjen te sheshi i bashkisë së tij sepse nuk do që t’i bëhen këpucët me baltë kur del nga zyra deri te makina”, tha Frrokaj.
Top Channel