Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton në Facebook: Më the ‘postoje pa problem, s’është faji im që… Mes qindra mbështetësve të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Erion Veliaj nga Baldushku ka prezantuar atë se çfarë do të ndryshojë në këtë zonë me votën e 21 qershorit.
“Me votën e 21 qershorit, ne votojmë që të vijë uji në Baldushk qendër, në Balhaxhias, Veski, Mustafakoç dhe në Balshaban. Me votën e 21 qershorit, ne pastrojmë rezervuarin e Veskisë, Mustafakoçit, Parretit dhe Balhaxhiasit. Me votën e 21 qershorit ndërtojmë urën Kocaj-Veski, që asnjë fëmijë, asnjë fermer, asnjë që do shkojë në punë të mos pengohet nga ura”, është shprehur Veliaj.
Por, Veliaj i është përgjigjur dhe sulmeve të Partisë Demokratike, të cilët sipas tij, vijnë pasi ata po e ndjejnë humbjen.
“Këta po e ndjejnë humbjen, e dini nga aprovohet? Nga fakti që ka dalë Saliu nga shpella dhe fillon ofendon gjithë familjet e Shqipërisë. Për çfarë na duhen ata në Tiranë? Që të flenë gjumë edhe katër vite tjera? Jo, e duam bashkinë në punë, 24 orë, shtatë ditë të javës, 365 ditë në vit”, ka deklaruar kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.
Top Channel