
Kandidati i majtë për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako është takuar me banorët e fshatit Jubë.
Bëhet fjalë për një nga zonat më të largëta por edhe më të pasura të Durrësit, me bregdet, tokë bujqësore dhe pasuri natyrore.
Në fjalën e tij, Dako ka premtuar zhvillim për të gjithë Durrësit dhe lidhjen e fshatit Jubë me zonat e tjera të qarkut.
Ndërkohë, kandidatja e djathtë Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e dy lagjeve në fshatin Katund Sukth mbi programin e saj për zhvilllimin e bujqësisë dhe zgjidhjen e problemit të pronave.
Duma tha se bashkia do të subvencionojë 30% të projekteve të fermerëve, si dhe brenda 6 muajve do të sistemohen të gjitha rrugët drejt parcelave dhe do t’i jepet zgjidhje kanaleve të vaditjes dhe manaxhimit të rezervuarve.
“30% të financimit të çdo projekti tuaj do ta realizojë bashkia. Dhe ky 30 përqindësh i financimit të çdo projekti tuaj do të jetë një ecje së bashku në një projekt të suksesshëm, sepse nëpërmjet produktit tuaj do të ndërtojmë shtyllën e parë të zhvillimit të gjithë bashkisë së Durrësit”, tha Duma.
Top Channel