Tiranë, policia godet grupin e vjedhjeve

08/06/2015 00:00

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal vjedhjesh, duke arrestuar 3 persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas burimeve zyrtare, ata kanë vjedhur gjatë natës banesën e një 39-vjeçari.

Të arrestuar janë Leon Deda, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Edmond Ndreca, 20 vjeç dhe David Prela, 19 vjeç. Në kërkim janë shpallur Xh. M., 19 vjeç dhe A. M, 18 vjeç nga Tirana.

Këta persona dyshohet të jenë autorë edhe të 7 vjedhjeve të tjera të kryera në Tiranë gjatë tre muajve të fundit. Policët e Komisariatit nr. 5 prej disa kohësh kishin nën mbikëqyrje këta të rinj, të cilët siaps policisë, kryenin vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta