Demokracia e brendshme, partitë kritikojnë njëra-tjetrën

08/06/2015 00:00

Në një tryezë të organizuar nga KIPRED, ku të ftuar ishin përfaqësues të subjekteve politike në Kosovë, u tha se partitë politike ballafaqohen me mungesë të demokracisë së brendshme.

Basri Musmurati, i Partisë Demokratike të Kosovës, deklaroi se nuk janë të kënaqur me demokracinë e brendshme në subjektet politike në vend. Megjithatë, ai u shpreh se janë të kënaqur me organizimin e brendshëm të subjektit të tyre, në përfshirjen e strukturave të ndryshme në kuadër të partisë.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, tha se në Kosovë nuk merren parasysh dy lloje të demokracisë, ajo direkte dhe ajo e pjesëmarrjes, duke marrë shembull koalicionin PDK-LDK.

Përveç demokracisë së brendshme, në këtë tryezë u diskutua edhe për procesin zgjedhor dhe sistemin politik në vend. PDK dhe VV kërkojnë që të ndryshohet ligji zgjedhor. Sipas tyre, në zgjedhjet e ardhshme për President, ky i fundit duhet të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Sali Morina nga LDK, tha se zgjedhja e Presidentit me votë të drejtpërdrejtë nënkupton një demokraci të mirëfilltë. Ai që nuk e sheh si shumë të rëndësishëm mënyrën se si zgjidhet Presidenti, është kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi.

Sipas tij, praktika ka treguar se presidentët në Kosovë nuk i kanë kryer detyrat e tyre kushtetuese për shkak të pazareve politike që janë bërë. Ndërsa për demokracinë brenda partive politike, Krasniqi tha se ajo nuk ekziston te subjektet politike në Kosovë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta