Aksion antikanabis në Ishëm, asgjësohen dy parcela

05/06/2015 00:00

Shërbimet e komisariatit të policisë së Shijakut kanë asgjësuar dy parcela me bimë narkotike në fshatin Kërtushaj të komunës së Ishmit.

Në vijim të aksioneve për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, uniformat blu, në kuadër të operacionit të koduar “Lugina Kërtushaj” kanë gjetur dhe asgjësuar dy parcela me rreth 230 bimë narkotike, të cilat kishin arritur gjatësinë 60-80 cm.

Bimët dyshohet të jenë të llojit kanabis sativa dhe shërbimet policore, pasi morën një pjesë të bimëve në cilësinë e provës materiale, asgjësuan në vend me anë të djegies bimët e tjera.

Drejtoria e Policisë së Durrësit bëri të ditur se efektivët e policisë së Shijakut po vazhdojnë punën për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve, si dhe kontrollin e zonës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta