Lushnjë, Fatos Tushe takon banorët: Të vijojmë drejtimin e duhur

04/06/2015 00:00

Kandidati i ASHE për Lushnjën, Fatos Tushe zvhilloi një takim në lagjen “Skënder Libohova” të këtij qyteti.

Në këtë takim, Tushe shoqërohej nga deputetët Arben Çuko, Eglantina Gjermeni dhe nenprefekti Ilir Dervishi.

Deputeti Çuko u kërkoi banorëve të kësaj lagjeje që të mbështesin Tushën, pasi është njeriu i duhur në drejtimin e duhur.

“Vetëm mbështetja e juaj do t’i bëjë realitet ato projekte që Fatos Tushe ka hartuar për 4-vjeçarin e ardhshëm. Fatos Tushe është njeriu i fjalës së mbajtur dhe i punës së bërë”, tha Çuko.

Top Channel