
Kandidati i ASHE për Librazhdin, Kastriot Gurra, i shoqëruar nga zv.kryeministri Niko Peleshi, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e bizneseve të ndryshme, të cilëve u prezantoi idetë e tij për zhvillimin e këtij sektori.
Gurra e konsideroi takimin me biznesin si më të vështirin, për shkak të peshës që ky i fundit ka në ekonominë e vendit. Kandidati i ASHE tha se, para çdo vendimi që do të ndikojë në punën dhe jetën e qytetarëve do të kërkojë mendimin e tyre.
Ndërsa zv.kryeministri Peleshi kërkoi bashkëpunim të ngushtë mes bizneseve dhe kryetarit të ardhshëm të bashkisë, pasi siç tha ai, vetëm një bashëpunim i tillë mund të zgjidhë problemet e mëdha që ka vendi.
Kastriot Gurra kandidon për Bashkinë e Librazhdit përballë kandidatit të djathtë, mjekut Fadil Brazhda.
Top Channel