Dako premton ndërtimin e rrugëve për zonën e Sukthit

04/06/2015 00:00

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka zhvilluar një takim me biznesin dhe banorë të fshatit Vadardhë të Bashkisë së Sukthit.

Dako ka deklaruar para banorëve të zonës se shumë shpejt, në periudhën janar-shkurt të 2016-s do të nisë puna për rikonstruksionin e rrugës së re, nga autostrada deri në bregdet.

Ai shtoi se, të gjitha rrugët dytësore dhe midis lagjeve të Sukthit gjithashtu do të rikonstruktohen.

Top Channel