Në vijim të operacioneve anti-kanabis që po zhvillohet në disa qytetet të vendit, u asgjësuan të mërkurën rreth 130 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa, në fshatin Ozmëzezë të Beratit.
Policia ka bërë të ditur se bimët narkotike, me gjatësi deri në 20 cm të larta, janë gjetur në dy parcela në këtë fshat dhe janë asgjësuar me djegie.
Sipas policisë, autori i kësaj vepre penale është shtetasi me inicialet E.T., 25 vjeç, banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim, pasi dyshohet të jetë edhe autori i 3049 rrënjëve bimë narkotike.
Ndërkohë, gjatë ditës së mërkurë janë asgjësuar edhe 2 mijë rrënjë bimë narkotike në dy fshatra të Shkodrës, si dhe 2 mijë të tjera në Tropojë, të kultivuar në gota plastike.
Top Channel